Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbulohet ‘puna’ me vjehrrin që mund të ketë...

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbulohet ‘puna’ me vjehrrin që mund të ketë sjellë vrasjen e tij

631
0
Shares
Prokuroria dhe policia e Tiranës janë përqëndruar në dy pista hetimore për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e hënës në Tiranë. Sipas burimeve të akuzës, një ndër pistat hetimore është ajo e përfshirjes së 26-vjeçarit në fajde.

Kjo pasi vjehrri i viktimës në Durrës njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlintë për kthimin e shumave të parave që i kishin marë vjehrrit të tij.

Ndërkohë një tjetër pistë hetimore ku është përqëndruar prokuroria dhe policia e Tiranës është duke u hetuar në versionin e hakmarjes, pasi Kurti është përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapit në Durrës. Lidhur me vrasjen e Kurtit policia e Tiranës ka sekuestruar disa pamje filmike të zonës dhe 15 gëzhoja automatiku.

Ai u qëllua për vdekje disa herë me automatik nga dy persona,të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY