EMRA/ U kapën me 81 kg kokainë në Angli, 21 vite burg...

EMRA/ U kapën me 81 kg kokainë në Angli, 21 vite burg për shqiptarët

226
0
Shares

Dy shqiptarë të arrestuar një vit më parë në Britani të Madhe për trafik droge u shpallën fajtorë nga drejtësia. Bëhet fjalë për Fitim Prenci, 39 vjet dhe Haxhi Shehu 35 vjeç, të cilët do të vuajnë një dënim me nga 10,6 vite burg.

Sipas mediave britanike, me 13 mars të 2018 , autoritetet gjetën një sasi prej 81 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e fshehur në bagazhin e makinës të tipit ‘Ford Focus që drejtohet nga dy shqiptarët.

Pas kontrolleve të imtësishme, autoritete gjetën edhe një sasi të madhe parash, ndërsa sipas përllogaritjeve, vlera e drogës në treg të zi do të kapte shumën 8 milionë paund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY