‘Piktori mashtrues’ tha se ishte gazetar, Rudinës i mbushet kupa: Nuk rri...

‘Piktori mashtrues’ tha se ishte gazetar, Rudinës i mbushet kupa: Nuk rri dot pa bërë një koment…

161
0
Shares

Edlir Reka që e prezantoi veten si artist, pikturat e të cilit kishin marrë pjesë në shumë konkurse të huaja, nxorri të vërtetën sipas tij, duke treguar se në fakt ishte thjesht një gazetar i infiltruar i emisionit “Bypass Show”, në televizionin “Vizion Plus”.

Të gjithë menduam se këtu historia mori fund, por në fakt Rudina Magjistari ka vijuar më tej duke deklaruar se kjo e gjitha është sërish një mashtrim i tij.

Rudina, në emisionin e së cilës Edliri u prezantua fillimisht si artist dhe më pas zbuloi se nuk ishte i tillë, reagoi në Instagram.

Këto ditë kur historitë tronditëse e të dhimbshme ia lënë radhën njëra-tjetrës, kjo duket e largët dhe e tepërt, por s’mund të rrija dot pa bërë një koment: Sepse tani e paskan radhën ca gazetarë të tjerë që e besuan sot mashtrimin e tij. E shikoni që s’është aq e thjeshtë të kuptosh menjëherë një mashtrim?”, shkroi moderatorja shqiptare.

Me këtë shkrim, kuptojmë që Rudina do të thotë se dhe pretendimet  e tij të fundit nuk janë të vërteta dhe se ai nuk ishte një gazetar i infiltruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY