FOTO/E shpallur në kërkim nga policia, Elvana fillon të ndjekë deputetin socialist në rrjetet sociale

Shares

Këngëtarja Elvana Gjata vazhdon ende të mos japë shenja dhe ende të mos deklarojë asgjë lidhur me ngjarjen e 4 tetorit.

Ajo është prej disa javësh  në kërkim nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj lidhur me përplasjen  mes dy grupeve rivale në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa si autor kryesor dyshohet truproja i këngëtares dhe njëherësh i afërm i saj, Merviol Bilo.

Teksa ditën e djeshme, u vetëdorëzua një person i përfshirë në këtë ngjarje, i cili ishe shpallur në kërkim, Elvana ndërkohë bën një veprim që nuk pritej.

Ditën e djeshme, këngëtarja u vu sërish në qendër të shtypit rozë, teksa kishte vendosur të ndiqte deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, ndaj të cilit janë ngritur një sër akuzash për probleme me ligjin. (kliko për më shumë informacione).

Kujtojmë se pas ngjarjes këngëtarja bllokoi opsionin e komenteve në Instagram, po kjo duket se nuk ka mjaftuar për të qëndruar e qetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...