Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, reagon Vuçiç: Hipokrizia e fundit

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, reagon Vuçiç: Hipokrizia e fundit

106
0
Shares

Ditën e sotme zhvillohet takimi i përbashkët i dy qeverive shqiptare, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, takimi do të mbahet në Pejë. Në fokus të takimit, do të jenë diskutimet për ekonominë e dy vendeve.

Mediat kosovare shkruajnë se pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Por një lajm të tillë, presidenti i Serbisë nuk e ka pritur mirë.

Kjo është hiprokizi e fundit, jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri por nga të gjithë ata që e lejojnë këtë”, ka deklaruar presidenti serb.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës do të jenë të distancuara dhe plot tension pas dështimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës për produktet serbe nga Kosova në masën 100 për qind.

Axhenda e parashikuar për mbledhjen:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY