Helmimi i grave në rrobaqepsi, policia sqaron ngjarjen

Shares

Policia ka dhënë informacionet zyrtare lidhur me ngjarjen që ndodhi në Durrës, ku mbetëm të helmuara 40 gra të cilat punonin në një rrobaqepësi.

Janë 8 punonjëse të një rrobaqepsie të cilat aktualisht ndodhen  në spital si pasojë e helmimit.

Policia bën me dije se shkaku ishte çmontimi i një kondicioneri i cili ka lëshuar gaz.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...