Aksident i rëndë në Librazhd, bie në humnerë furgoni me 3 persona

Aksident i rëndë në Librazhd, bie në humnerë furgoni me 3 persona

106
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, mësohet se një mjeti fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç,  banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë  rreth 40 metra në humner.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët,  shtetasit E.M., 22 vjeç,  dhe K.Ç.,  31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë,  të cilët po transportohen për në  spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY