DETAJE/Ndalohet gruaja serbe në Muriqan, kërkohej në Beograd

Shares

Një shtetase nga Serbia është kapur në Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Serbi.

Olivera Pavloviç ishte dënuar me 3 vite burg për trafik të qenieve njerëzore.

Njoftimi i plotë:

Muriqan, Shkodër

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësia e shpallur në kërkim:

Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.

Ndalimi i saj u bë pasi në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim eksdradimi në shtetin e Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...