Monitorimi i policisë në kryeqytet, 262 shoferë e pësojnë keq

Monitorimi i policisë në kryeqytet, 262 shoferë e pësojnë keq

56
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në terren për të verifikuar sa zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet ishin fokusuar tek  shkeljet e rregullave të qarkullimit që janë shqetësim i përditshëm për përdoruesit e rrugës, si korsitë e rezervuara, sinjalizimi i ndritshëm (semafor), parkimet e gabuara dhe mospozicionimi siç duhet në korsitë e lëvizjes.

Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:

• 35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.

• 21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.

• 52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

• 67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.

• Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY