U tha se do të prezantonte Big Brother VIP, moderatorja tregon si...

U tha se do të prezantonte Big Brother VIP, moderatorja tregon si qëndron e vërteta

85
0
Shares

Mjaftoi vetëm një ditë, që të qarkullonin disa zëra se Ori Nebiaj do të ishte prezantuesja e Big Brother VIP.

Burimet jozyrtare bënin me dije se moderatorja aktuale e Wake Up në Top Channel do të merrte drejtimin e një reality show serioz dhe plot risi këtë vit.

Këta zëra kanë rënë në vesh të vetë moderatores, e cila ka zbuluar dhe të vërtetën duke na bërë me dije nëse do të jetë ajo prezantuesja apo jo.

“Nuk është aspak e vërtetë. Deri më tani nuk kam pasur asnjë bisedë në lidhje me “Big Brother Vip” nga drejtuesit e Top Channel. Do të ishte një super sfidë dhe eksperiencë”, ka thënë Nebiaj për revistën shqiptare Anabel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY