Dita e Demokracisë, Meta: S’na vjen si dhuratë, rinia në krye të proceseve demokratike

Shares

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në ditën ndërkombëtare të demokracisë.

Në një shënim në facebook, Meta shkruan demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë dhe nuk qëndron si e tillë.

Ai bën thirrje që të rinjtë të jenë ata që duhet të udhëheqin proceset demokratike.

Postimi i tij:

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.

Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.

Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajën e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.🇦🇱”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...