LAJM I FUNDIT/Autoritetet greke lirojnë nga burgu biznesmenin Edmond Bego

LAJM I FUNDIT/Autoritetet greke lirojnë nga burgu biznesmenin Edmond Bego

141
0
Shares

Autoritetet greke kanë liruar nga burgu Edmond Begon pas letrës së Interpol Roma. Interpol Roma ka deklaruar se Bego nuk ishte në kërkim ndërkombëtar.

Edmond Bego, është biznesmeni shqiptar që u ndalua nga policia greke teksa po kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen.

Ai është arrestuar për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë).

Sipas vendimit të gjykatës Italiane Bego ishte dënuar në Torino në vitin 2008 me 13 vite burg për akuza të rënda. Por edhe pse në Itali ishte dënuar me 13 vite burg, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

48 vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Ndërkohë, dje deputeti socialist Taulant Balla, pranoi njohjen me biznesmenin ndaj të cilit opozita ka ngritur dyshimin se i ka krahët e ngrohta nga partia socialiste për shkak dhe të provave dhe fakteve që tregojnë lidhjet e tij me politikën shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY