Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe themeluesi i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe themeluesi i Partisë Demokratike

263
0
Shares

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i partisë demokratike, Ismet Ferizaj pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Njoftimin e kanë dhënë vetë të afërm dhe miq të tij të cilët shkruajnë mesazhe ngushëllimi në rrjetin e tij social facebook. Varrimi i të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa.

Ismet Ferizaj ishte deputeti demokrat, për qytetin e Kavajës. Ai ishte një ndër themeluesit e  Partisë Demokratike në vitet 1992-1997. Ismet Ferizaj kishte marrë titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës nga Bashkia e Kavajës.

Ai ka qenë dhe drejtor i shkollës “3 Dëshmorët” si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY