Vjedhje e energjisë elektrike nga hoteli i njohur në Shëngjin, ndiqet penalisht...

Vjedhje e energjisë elektrike nga hoteli i njohur në Shëngjin, ndiqet penalisht punonjësi i OSHEE-së

162
0
Shares

Hetimi ka zbuluar një rast të rëndë të vjedhjes së energjisë elektrike në bashkëpunim duke manipuluar matësin.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës ka dërguar për ndjekje penale  një punonjës i OSHE në Lezhe dhe një pronar të hotel ‘Brilant’ në Shëngjin.

Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes së energjisë elektrike, ku faturisti i vinte një faturë minimale prej 340 lekësh hotelit duke shkaktuar dëm në disa milion lekë.

Ndërkohë hotelit i është ndërprerë energjia elektrike.

Njoftimi i plotë

Ekipet e verifikim-matjes ne terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkoder kane “goditur” dje gjate pasdites nje grup te strukturuar organizatoresh ndërmjet punonjesve te OSHEE Lezhe dhe subjekteve, me pasoja te renda te vepres penale: vjedhje e energjise elektrike duke manipuluar matesin.

Hetimi zbuloi se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.

Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke.
Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.

OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe:

Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin

Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.

Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY