Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Burrelit mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30.
Sipas informacioneve paraprake, një person me iniciale B.M 56 vjeç është qëlluar me dy plumba në rrugën “Pjetër Budi”. 56-vjeçari u qëllua në momentin që shkoi në garazh për të marrë makinën e tij.
Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket autorit të ngjarjes, nuk ka asnjë të dhënë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Në skenën e krimit u gjetën dy gëzhoja pistolete Zastava.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/