Video/Refuzon parlamentin,kryeregjistruesi nuk tregon sa m2 ka kompania Fusha

Shares

Seanca dëgjimore me kryeregjistruesin ka nisur. Valdin Pjetri është pyetur në lidhje me teatrin kombëtar duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga kryetarja e komisionit.

Fillimisht, u mësua se Kreu i Hipotekës kishte refuzuar të vinte në dispozicion të Kuvendit hartën e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar. Gjithashtu, shumë nga informacionet ë kërkuara janë refuzuar të jepen. Të tilla si: Ndryshimet që ka pësuar në vite çmimi i truallit të tokës, ndryshimi i pronësisë që ka ndodhur në vite si dhe gjëndja aktuale e pasurive të paluajtshme si dhe sa sipërfaqe m2 ka bashkia, kompania Fusha apo dhe sa kanë pronarët ekzistues.

Pjetri ka thënë vetëm se Teatri Kombëtar është pronë e shtetit me 5522 m2 truall. Pasuria e paluajtshme që është shitur dhe blerë, i është blerë familjes Libohova banues në Tiranë në emër të mbretërisë italiane.

Per te fshehur sesa prone private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryerregjistruesi keqinterpreton kushtetutën dhe ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Ndërkohë, Albana Vokshi kërkon të informojë opinionin publik me faktin se pse është refuzuar të jepen informacionet e nevojshme. Vokshi tha se Parlamenti është institucion i ngarkuar me Kushtetute për të marrë informacion.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156448476849909/?hc_ref=ARRNf7UVa7QacT_Ru02504TxyrtBiIGRudjS1OmzVlltfSuNvx6QfkM1oNGOqs6sZq0

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...