LATEST ARTICLES
A është Trump ende në dilemë për të sulmuar Iranin: “Asgjë nuk mbaron derisa të përfundojë”
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk dëshiron të ndërmarrë një sulm amerikan ndaj Iranit, por sugjeroi se është i gatshëm të veprojë nëse është e nevojshme për të zhdukur programin bërthamor të Iranit. Trump vazhdoi paralajmërimet gjithnjë e më të ashpra për një mundësi që SHBA t’i bashkohet Izraelit në një goditje ndaj programit bërthamor të Teheranit, ndërkohë...
Zgjedhjet në fokus të BE: I dimë tashmë problemet, po presim edhe raportin e plotë të ODIHR
Përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Sigrid Brettel, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ka theksuar se institucionet shqiptare mbeten nën vëzhgim të rreptë në lidhje me procesin zgjedhor dhe zbatimin e reformave demokratike. Ajo deklaroi se aktualisht është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare dhe se pritet raporti i OSBE/ODIHR në korrik, i cili do të jetë...
SPAK mbyll hetimet, 4 të pandehur për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e vitit 2020 në Dibër
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim më 16 qershor 2025 një çështje penale që përfshin katër të pandehur, përfshirë ish-oficerë të policisë dhe persona të lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Dibër në vitin 2020. Sipas dosjes, ngjarja lidhet me tentativën për vrasje më 9 janar 2020 në Peshkopi,...
Apeli i Posaçëm ruan dënimin për ish kryetarin socialist të Lushnjës
Apeli i Posaçëm Antikorrupsion la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar këtë të fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë. Apeli gjithashtu la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin...
GENC POLLO/ Izraeli/Irani, ne dhe bota jonë
Nga Genc Pollo* Në debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qenë i pranishëm koncepti se Izraeli është një demokraci, ku pushteti kufizohet e është llogaridhënës para popullit e të zgjedhurve të tij, ndërsa Irani është një teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plotësisht mbi shtetasit dhe sistematikisht i keqtrajton ata; për këtë...
Trump mes tensioneve Iran-Izrael: “Iran, dorëzohu pa kushte – Ne nuk do ta vrasim Khamenein, të paktën jo për momentin”
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë jashtëzakonisht aktiv në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke komentuar me tone të forta përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit. Në postimin e tij të fundit në platformën Truth Social, Trump i është drejtuar Iranit me një mesazh të prerë dhe të shkruar me shkronja kapitale, duke kërkuar: “IRAN,...
Plarent Ndreca, më shumë se një orë në SPAK: Nuk flas dot për hetimin!
Del pas më shumë se një orë në SPAK, deputeti Plarent Nreca. “Jam për një hetim, por nuk flas dot, çështja është nën hetim”, tha ai. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Plarent Nreca, ka dalë pas më shumë se një orë qëndrimi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Para mediave, Nreca deklaroi shkurtimisht se...
Dëshmitë tronditëse: Erion Alibej zbulon detaje nga ekzekutimi të Bujar Çelës, Emiliano Ramazanit dhe Klevis Kapllanit – përplasje me Xhuliano Hoxhën
Erion Alibej Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë” ka nxjerrë në dritë rrëfime tronditëse nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, në lidhje me disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, mes tyre vrasjet e Bujar Çelës, Emiliano Ramazanit dhe Klevis Kapllanit. Seanca u shoqërua me përplasje verbale mes Alibejt dhe...
GJKKO lë në burg Erion Veliajn, “arrest shtëpie” për biznesmenin Abule
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht kërkesës së avokatit të tij për zëvendësim të masës me garanci pasurore, gjykata e ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet për lehtësim. Ndryshe nga Veliaj, për...
5 zyrtare te bashkisë së Tiranës dënohen nga GJKKO, lidhja me 5D. Më rëndë ish drejtoresha e Tirana Parking
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë pesë ish-zyrtarë për shkelje të barazisë në tendera, rast qe lidhet me sakndalin e 5D ne bashkine e Tiranes. Englantina Zere është dënuar me 8 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera. Zere ka qenë në krye të Tirana Parking dhe më pas në Drejtorinë e...