Publikohen për herë të parë momentet nga Los Angeles, Arilena Ara flet...

Publikohen për herë të parë momentet nga Los Angeles, Arilena Ara flet pas anulimit të Eurovision

76
0
Shares

Te gjitha angazhimet dhe aktivitetet e famshme ne bote jane duke u anuluar per shkak te koronavirusit. Diten e djeshme, u njoftua dhe kompeticioni i njohur “Eurovision 2020” qe do te mbahej ne Holande.

Këtë vit Shqipërinë në Eurovision do e përfaqësonte Arilena Ara, e cila pas shume polemikash, arriti te rrembente fitoren tek Festivali i Kenges.

Këngëtarja punoi shumë për të sjellë versionin në anglisht të këngës së saj “Shaj”. Menjëherë pas mbarimit të Festivalit të RTSH, ajo udhëtoi drejt SHBA dhe punoi në një studoi në LA për të realiuzuar “Fall from the Sky”, e cila është publikuar vetëm në audio.

Por Eurovision2020 është anuluar dhe këngëtarja Arilena Ara reagoi duke thënë se shëndeti është mbi gjithçka, ndërsa u kërkoi ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurtë.

Ajo gjithashtu publikoi një video të shkurtër nga momenti që punonte në studoi në LA duke u shprehur: “Këto janë disa sekonda të shkëputura nga një muaj intesiv në Los Angeles ndërsa punoja për “Fall from the Sky”. Nuk mund ta përshkruaj sesa krenare, mirënjohse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë por secili prej nesh që ka punuar me këtë këngë. Ky është përkufizimi i lumturisë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Ju e bëni çdo përpjekje të ketë vlerë! Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush.”

https://www.instagram.com/p/B944y7sn6Zf/?utm_source=ig_embed

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY