Arrestimi i Begos, PD: A po e mbron Balla trafikantin që bën...

Arrestimi i Begos, PD: A po e mbron Balla trafikantin që bën biznes i lirë në Shqipëri?

87
0
Shares

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edi Paloka në deklaratën e tij nga selia blu, ka folur lidhur me arrestimin  e të shumëkërkuarit Edmond Bego, i cili u kap nga policia greke teksa kthehej nga pushimet e tij në Greqi.

Paloka thotë se Bego një trafikant ndërkombëtar, i kërkuar nga autoritetet e huaja, po bënte biznes në Shqipëri, i cili nuk u kap nga policia shqiptare por nga ajo greke. Edmond Bego ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, i lidhur me bandën e Aldo Bares.

Ai thotë se trafikantët e drogës, kriminelët e rrezikshëm, mbrohen dhe u sigurohet strehë duke u lidhur me disa nga personat më të pushtetshëm në vend.

Pyetja që shqiptarët kanë të drejtë ti bëjnë Edi Ramës, policisë së shtetit dhe Fatmir Xhafajt, është: Si është e mundur që ky trafikant nuk arrestohet, por bën dhe biznes në Shqipëri dhe shëtit i lirë?

A është Taulant Balla ai që e ka marrë në mbrojtje trafikantin më të kërkuar?

Nënkryetari njofton se në vijim do të ketë denoncime të tjera, ndërsa i adresohet prokurisë duke i kërkuar të fillojë të nisë hetimet për moszbatimin e ligjit ndaj këtij trafikanti droge./K.Balliu

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 19 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY