Pogradec/ U prenë mbi 73 drurë ahu, para ligjit 3 zyrtarë

Pogradec/ U prenë mbi 73 drurë ahu, para ligjit 3 zyrtarë

236
0
Shares

73 drurë ahu janë prerë në maj të këtij viti në pyjet e ahut në Bishnicë.  Masakra vazhdon me faktin se dy zyrtarët e Sektorit të Pyjeve në bashkinë e Pogradecit nuk i kanë njoftuar instancat më të larta për këtë krim, si Inspektoriatin e Pyjeve dhe Policinë e Shtetit.

Për këtë motiv ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve G.I, 45 vjeç, banues në Pogradec dhe F.M, 50 vjeç dhe E.Gj, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Laktesh.

Të tre këta persona, njëri shef dhe dy të tjerët specialistë në Sektorin e Pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Pogradec, në datën 01.05.2018, në afërsi të fshatit Bishnicë kanë konstatuar 73 (shtatëdhjetë e tre) pemë ahu të prera nga persona ende të pa identifikuar dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa, për njoftimin zyrtar të Inspektoriatit Shtetëror të Pyjeve dhe Policisë së Shtetit, për këtë rast.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY