Sarandë, qeveria jep me qira portin për 20 vjet…, vetëm për 1...

Sarandë, qeveria jep me qira portin për 20 vjet…, vetëm për 1 euro

370
0
Shares

Qeveria ka vendosur të japë me qira një pjesë të Portit të Sarandës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas vendimit në fjalë, Qeveria ka vendosur të japë me qira për 20 vitet e ardhshme, një pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit.

Bëhet fjalë më konkretisht për ish-bazën ushtarake detare të portit, një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Portin Detar, sh.a. Sarandë për zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY