VIDEO/ Mosbindja civile, tension në Milot mes policisë dhe protestuesve

Shares

Në Milot ka patur një përplasje në mes të policisë dhe protestuesve të opoztes të drejtuar nga deputetët demokratë.

Siç duket forcat e policisë kanë tentuar që të mos lejojnë bllokimin e rrugës. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar bllokimin e sgementit rrugor.

Tensione mes policisë dhe protestuesve vetëm pak minuta pas bllokimit të kryqëzimit të Milotit. Policia  bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.

Policia me megafon u kërkoi protestuesve të  shpërndahen duke e quajtur tubimin te paligjshëm. Përfaqësuesit e opozitës i thanë policëve që të mos provokojnë njerëzit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...