SKANDAL/ 4 amerikanë të infektuar me malarie në Shqipëri, Ministria nuk gjen dot vaksina

Shares

Katër shtetas amerikanë po ekzaminohen në Tiranë pasi dyshohen si të infektuar me malarje. Lajmi është kofirmuar nga Hashtag.al nga një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Katër shtetasit amerikanë janë kontrolluar së bashku, ndërsa është konfirmuar infektimi i dy prej tyre, njëri në gjendje më të rëndë.

Katër shtetasit amerikanë janë pjesë e një grupi prej afro 50 misionarësh amerikanë që dyshohet se janë infektuar javët e fundit në Kamboxhia.

Ministria e Shëndetësisë është përpjekur të izolojë informacionet mbi këtë ngjarje, ndërsa ka qenë nën presion nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë pasi është konstatuar se autoritetet shtetërore nuk posedonin asnjë rezervë vaksinash për malarjen.

Ministria e Shëndetësisë është gjendur krejt e papërgatitur, ndërsa ky rast ka zbuluar se autoritetet shtetwrore janë tërësisht të papërgatitura dhe nuk kanë marrë asnjë masë për të siguruar rezerva vaksinash, siç ndodh rëndom.

Importi i fundit i vaksinave kundër malarjes është kryer në vitin 2016 nga një subjekt privat, ndërsa ministria e Shëndetësisë nuk prokuron prej vitesh blerjen e vaksinave rezervë, të cilat përdoren në raste konstatimi ose shpërthimi të papritur të epidemive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...