Policia ka publikuar pamjet se si qeni i droges ia doli te gjente drogen e fshehur nen krevatin e shoferit ne nje kamion te madh nagrkesash. Kontrolli u krye ne Portin e Durresit ne brezin e dyte.
Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.
Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit rezultoi 11 kilogramë e 395 gramë.
Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2108820526070974/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














