EMRA & FOTO/ Gjykata gjobit ish-zyrtaren e Ministrisë së Jashtme: Shpifi dhe...

EMRA & FOTO/ Gjykata gjobit ish-zyrtaren e Ministrisë së Jashtme: Shpifi dhe gënjeu për ambasadoren në OKB

141
0
Shares
Blerina Zoto

Gjykata e Tiranës gjobit ish zyrtaren e Ministrisë së Jashtme, Blerina Zoto për akuzat e forta që ajo bëri një vit e gjysmë më parë në adresë të ambasadores së Shqipërisë në OKB, Filloreta Kodra.

Ish zv.ministrja e LSI-së, aktualisht ambasadore, Filloreta Kodra është përfaqësuar në gjykatë nga nga Brikena Kasmi.

Pas rreth një viti seancash gjyqësore, ne datën 29.1.2018, Gjykata e Tiranes vendosi ne favor te Filloreta Kodrës kundër Blerina Zotos.

Gjykata vendosi

(1) Detyrimin e Blerina Zotos t’i dëmshpërbleje Filloreta Kodrës demin jopasuror ne shumën 100.000 Leke për shkak demit moral

(2) Detyrimin e te paditurës te beje përgënjeshtrimin publik për thëniet e rreme si autore e thënieve, për vënien ne vend te nderit, personalitetit dhe reputacionit te paditëses si person i dëmtuar.

“Ky është rasti i pare, ne te cilat gjykata nuk dënon asnjë nga mediat për një artikull në gazetë, por dënon individin i cili ka përdorur median me ane te gënjeshtrave. Gjykata arsyeton nder te tjera se:  Dëmi jopasuror që i është shkaktuar paditëses, është kryer me dashje dhe me qëllim për të njollosur emrin dhe personalitetin e diplomates në karrierë së Misionit të Shqipërisë në OKB. Kjo ngjarje ka ndodhur ndaj dy shtetasve shqiptare të cilat, pavarësisht banimit në Zvicër, kanë përdorur mjetet e medias shqiptare për cenimin e reputacionit të paditëses. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri dhe dëmi ka ardhur në Shqipëri pasi audienca e medieve në të cilat janë publikuar dhe përhapur botërisht thëniet e pavërteta është publiku shqiptar. Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij janë baza e shtetit shqiptar, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë sikurse përcaktohet në nenin 3 të ligjit themelor të vendit tonë, synon të garantojë dinjitetin, reputacionin dhe të drejtat e njeriut”, tha avokatja Kasmi.

“Liria e shprehjes dhe ajo e reputacionit shpesh konfliktojnë nga Konventa në përditshmërinë e zbatimit të tyre. Për këtë arsye, garantimi i respektimit të sejcilës prej të drejtave, bazohet në parimin e proporcionalitetit në përputhje me qëllimin e ligjshëm. Garantimi i reputacionit për individin në përputhje me interpretimin sistematik të nenit 8 dhe nenit 10 të KEDNJ është mbrojtur nga Gjykata e Strasburg e cila ka theksuar se: ‘e drejta e një personi për të mbrojtur reputacionin e tij garantohet nga neni 8 si pjesë integrale e të drejtës për respektimin e jetës private’”.

Ambasadorja, Filloreta Kodra

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY