Një tjetër makinë digjet në Vlorë, Policia: Zjarrëvënie e qëllimshme

Shares
Foto ilustruese

Një tjetër makinë është djegur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë: Më datë 20.12.2017, rreth orës 1:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme një ”Benz”, në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç. Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...