FOTO & DINAMIKA/ Policia: Ja debati që përfundoi me plagosjen policit të...

FOTO & DINAMIKA/ Policia: Ja debati që përfundoi me plagosjen policit të Parku i Autobusëve

192
0
Shares

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e efektivit të policisë së Tiranës Ermal Bregu mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se “rreth orës 19.35 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se, tek ish-Parku i Autobusëve përballë një lokali, shtetasi E. B., rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banorë të lagjes.
Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. B.
Shtetasi E. B., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY