“Meta dhe Rama janë përgjuar gjatë me të njëjtin person “

“Meta dhe Rama janë përgjuar gjatë me të njëjtin person “

146
0
Shares

Ndërsa kreu i ri i SHISH pret firmën e Presidentit Meta për të vijuar punën, dy gazetarë investigativë, Artan Hoxha dhe Basir Collaku kanë debatuar sonte në lidhje me ndryshimet që pësoi në pak orë shërbimi sekret shqiptar në emisionin e Eni Vasilit në neës24.

Gazetari Artan Hoxha thotë se kjo lëvizje ishte surprizë. Sakaq, ai është shprehur se largimi i Visho Ajazit është kërkuar edhe në vitin 2013. Artan Hoxha thotë se edhe Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë përgjuar, teksa kanë zhvilluar biseda me të njëjtin person.

“Çdo kryeministër që vjen, do që të ketë në krye të këtij shërbimi dikë që të jetë afër qëndrimeve të tij, pra të jetë i besuar, të mbledhë informacion për kundërshtarët e kryeministrit. Visho Ajazi është emëruar pas një marrëveshje mes Presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha në atë kohë. Pati këndvështrime kundër tij, pasi kishte qenë nëndrejtor në kohën e Gazidedes. Edhe partnerët strategjikë e mbështetën emërimin. Në dijeninë time dorëheqja e Ajazit është bërë ditën e premte. Ky shef Shërbimi është akuzuar edhe nga Presidenti Meta edhe nga kryeministri Rama. Meta është përgjuar 823 herë, në telefonata të gjatë e të shpeshta me një person. Rama është përgjuar me po të njëjtin person që është përgjuar edhe Meta. Rama është përgjuar disa herë me këtë person”, tha gazetari Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY