Sot, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “One Year”
Si rezultat i tij, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e dy personave të shpallur në kërkim…
– Lin Mujeci, 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë.
– Kreshnik Mujeci, 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë.
Këta dy persona ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur, fiks 365 ditë më parë, më datë 06. 10. 2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Për këta persona, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ” Vrasje me paramendim ” kryer në bashkëpunim ‘ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.
Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proceduriale , këta person iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2043107919308902/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












