Genta Vangjeli
Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, ku ky i fundit e cilësoi regjistrin e gjendjes civile si një nga prioritetet e punës së saj.
Sipas PD-së, përgjegjësia për gjendjen e sistemit bie drejtpërdrejt mbi Kryeministrin, pasi vetëm gjatë viteve 2022-2025 janë tenderuar 8.5 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (në varësi të tij) për “përmirësimin” dhe mirëmbajtjen e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.
PD bën me dije se për përmirësimin e sistemit është kontraktuar kompania “Soft & Solution shpk”, në pronësi të Ermal Beqirit, ndërsa për mirëmbajtjen ndër vite është angazhuar kompania e huaj “Xion IT Systems GmbH”.
“Edhe pse janë tenderuar miliona euro, sot Kryeministri pranon se sistemi i gjendjes civile vijon të ketë probleme serioze. Pyetja jonë është e qartë: ku kanë shkuar 8.5 milionë euro të tenderuara në tre vitet e fundit? A do të hetohen këto fonde nga organet e drejtësisë apo do të vijojë sërish heshtja?”, u shpreh Vangjeli. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












