Dyshime për mënyrën e vrasjes së italianit, dëshmi kontradiktore. Në pranga autori i dyshuar

Shares

Vendi i ngjarjes në Salari

Gazmend Braçe, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, është arrestuar.

Dyshohet se 44-vjeçari italian ka humbur jetën si pasojë e një goditje në kokë, ende nuk është verifikuar nëse ka qenë armë ose jo. Por gazetarët në vendngjarje raportuan se plaga ka qenë në këmbë.

Policia ka marrë me rezerva dëshmitë e personave që kanë qenë me italianin kur ka ndodhur ngjarja. Ata deklaruan se një person i panjohur i ka dalë para italianit dhe e ka qëlluar, por policia ka dyshime për vërtetësinë e dëshmive.

Në automjetin e shtetasit italian nuk është gjetur asnjë gjurmë arme zjarri, ç’ka shton dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur jashtë makinës. Ndërkohë një version i ri përmes një medie në Tiranë, top news, thotë se italiani mund të jetë vetplagosur dhe më pas ka ndërruar jetë, pa ndonjë burim apo detaj që e mbështet këtë fakt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...