Renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtar tejkalon drejtuesit e vetingut dhe KLGJ

Shares

Gjyqtari Asim Vokshi kryeson garën për Gjykatën Kushtetuese, duke u renditur i pari mes gjashtë kandidatëve të vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ai ka siguruar 89.5 pikë, duke lënë pas ish-drejtues të procesit të vettingut dhe emra të tjerë të njohur të drejtësisë shqiptare.

Renditja e kandidatëve
– Asim Vokshi – 89.5 pikë
– Naureda Llagami – 89.3 pikë
– Florjan Ballhysa – 77.83 pikë
– Alma Faskaj – 77.77 pikë
– Genta Tafa (Bungo) – 75.44 pikë
– Alban Toro – 74.22 pikë

Javën e ardhshme pritet të largohet nga Gjykata Kushtetuese gjyqtarja Holta Zaçaj, për shkak të përfundimit të mandatit të saj. Kjo krijon vakancën e radhës në institucionin më të lartë të gjykimit kushtetues në vend. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...