Qeveria votohet në pak minuta, Rama i dha fjalën Diellës për të nxitur tension

Shares

Është mbyllur në 20 minuta seanca e kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4.

Qeveria u miratua me 82 vota edhe pse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Qeveria u kalua menjëherë në votim, pas tensionit që nis në Parlament kur kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.

“Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e Presidentit, si pjesë përgjegjësie e imja dhe për rrjedhojë, duke qenë se koha e fjalës sime është e vetmja kohë kur Diella mund t’i drejtohet Kuvendit, atëherë para se të vazhdojmë më tej me programin e qeverisë së re kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’i japë fjalën Diellës”, tha Rama ndërsa më pas u publikua një video ku “ministrja” me inteligjencë artificiale iu drejtua Kuvendit.

Kjo ngjalli menjëherë reagimin e opozitës, të cilët reaguan duke thënë se kjo nuk është aspak serioze për Kuvendit. “Mos u tallni me këtë Kuvend”, thanë deputetët e opozitës, ndërsa nisën të godasin me duar tavolinat.

Në përfundim të fjalës së Diellës, deputetët e mazhorancës e duartrokitën, ndërsa opozita ka vazhduar duke kundërshtuar e goditur tavolinat.

“Nëse nuk do lejoni debat normal do kalojmë në proces votimi. Alo Fari. Do kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, në të kundërt do të kaloj në votim”, tha Rama.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të Kuvendit, Niko Peleshi që i hoqi të drejtën e fjalës për të gjithë seancën deputetit demokrat Klevis Balliu.

Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit rregulloren. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...