Këshilltarët socialistë lajnë duart me Veliajn, nga 34 këshilltarë vetëm 2 hezituan

Shares

34 këshilltarë socialistë firmosën sot shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetar bashkie ndërsa vendimi do të merret të martën.

Këshilli bashkiak voton shkarkimin dhe më pas vendimi i përcillet Kryeministrit i cili më pas përcakton vakancën duke i kërkuar Presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve.

Veliaj ka mundësi të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve.

Sot është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste ndërsa argumenti për shkarkim është mungesa në detyrë prej 3 muajsh e kryebashkiakut Veliaj, i cili prej shkurtit të këtij viti ndodhet në paraburgim.

Të martën e ardhshme më 23 shtator, në orën 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë vendimin.

Kërkesa erdhi nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, ku i hapi rrugë zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin, duke ia besuar këtë garë, ish-ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.

Vetëm dy këshilltarë socialistë Aldo Mërkoçi dhe Eridian Saljanji kanë hezituar fillimisht të nënshkruajnë por më pas kanë hedhur firmën edhe ata. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...