Kryeministri Rama ka shpërndarë pamjet nga zjarret që kanë përfshirë dhjetra fshatra e deri në qytete si Delvina. Në pamje duket një helikopter me kovë uji ndërsa nuk gjen një avion me tretësira antizjarr që jamë shimë efektivë.
”Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë.
Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, thotë Rama.

Disa nga mjetet e qeverisë për shuarjen e zjarreve
Komentet poshtë postimit të tij i kujtojnë se nuk ka bërë asgjë për të shuar zjarret në 12 vite. Dhe se një avion nuk kushton më shumë se kopshti i varur te Kryeministria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













