Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen...

Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

116
0
Shares

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e sotme pranë selisë së ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Tiranë, në zonën e njohur si rruga “Fatos Baxhaku”.

26b73aba-39ad-4141-8060-1111d56c4caf

Një automjet tip Audi, me targa AB2…UE, ka goditur 2 deri në 3 makina të tjera në trafik dhe më pas drejtuesi ka braktisur mjetin duke u larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes. Audi po lëvizte me shpejtëdi ndërsa po ndiqej nga një makinë policie.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, situata ka qenë tejet e rrezikshme. “Po të isha gjysmë hapi më përpara, ndonjë prej makinave mund të më ngrinte në ajër”, tha një qytetar që ndodhej pranë përplasjes. Gjithashtu, një fëmijë është rrezikuar seriozisht nga përplasja, por për fat të mirë nuk ka raportime për të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, një patrullë policie ndodhej pranë zonës dhe

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët dhe trafik të rënduar në zonë për disa minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY