EMRI/ I dënuar për trafik femrash në Itali, kapet në Han të...

EMRI/ I dënuar për trafik femrash në Itali, kapet në Han të Hotit

47
0
Shares

Arrestohet në Han të Hotit një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

“U bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njoftoi policia e Shkodrës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY