Vrasja e Santiago Malkos, procesi ne GJKKO. Duka kundërshton akuzat

Vrasja e Santiago Malkos, procesi ne GJKKO. Duka kundërshton akuzat

39
0
Shares

Seanca e rradhes ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, “krahu i djathtë” i Ervis Martinaj ka nisur sot në GJKKO.

Të pandehurit e tjerë janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksander Maxhaku, Oltian Loga.

Babai i Leonard Dukës nuk paraqitet për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore. Për Muhamet Dukën avokatja ka paraqitur raport mjekesor. Leonard Duka ka dëshmuar.

Dialogu i Dukës në gjyq:

Avokatja pyet Dukën: A keni patur sky ecc

Duka: Jo

Pyetet per kodin

Duka: Se kam idenë

Avokatja : Keni patur kontakte me persona që kanë patur sky?

Leonard Duka: Jo skam patur asnjë kontakt

Pyetet lidhur me nje foto te gjetur në sky

Duka: nuk jam une

Behar Dibra: me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Duka: Po e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo

Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im ska patur asnjë problem

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos, pas kërcënimit të saj.

Nena e Santiago Malkos; “ Sta fal gjakun e djalit kurrë,  do të vras. Me fute djalin në dhe”.

Shtyhet seanca, përsëritet fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY