Ne rrezik dy peshkatarët në liqenin e Pogradecit

Ne rrezik dy peshkatarët në liqenin e Pogradecit

79
0
Shares

Policia kufitare në Pogradec u shkoi në ndihmë dy peshkatarëve, babë e bir që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, njoftoi policia e Pogradecit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY