Erion Veliaj, kësaj here paralajmëron Ramën: Unë fitoj!

Erion Veliaj, kësaj here paralajmëron Ramën: Unë fitoj!

301
0
Shares

Kryetari i në burg i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit, këtë herë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “TikTok”, i cili është hapur tani pas zgjedhjeve edhe pse deklarohet i mbyllur në Shqipëri me vendim të posaçëm të qeverisë Rama. Në postimin e tij, Veliaj përdor një ton ironik ndaj vendimit për mosndryshimin e masës së sigurisë, dy ditë më parë ndërsa duket se i drejtohet sërish me mesazh politik kryeministrit Rama.

“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas. Po e mbaj shënim”, thotë Veliaj në video, duke nënkuptuar se konsiderohet padrejtësisht si figurë kërcënuese për sistemin aktual.

Lufta politike mes Ramës dhe Veliajt është tashmë e zhvendosur në Gjykatën e Lartë, ku Veliaj shpreson të sigurojë lirinë me mbështetjen e figurave të rëndësishme si Fatmir Xhafaj dhe Sokol Sadushi.

Kjo është mundësia e fundit për ish-kryebashkiakun që të dalë nga qelia, por mbetet të shihet nëse aleatët e tij të brendshëm “i kanë bërë llogaritë me apo pa hanxhiun Rama”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY