Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë...

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

36
0
Shares

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike gjatë seancës së Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka denoncuar sjelljen e qeverisë në zgjedhjet e 11 majit, duke paralajmëruar se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë një fasadë që injoron standardet demokratike.

“Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor – ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.

Ajo iu referua qartë raportit të OSBE-ODIHR që, sipas saj, “është një akt-ekspertimi që vulos realitetin e një shteti që vepron në shërbim të një partie”. Raporti vë në dukje shkrirjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë, përdorimin e të dhënave personale dhe presionin sistematik ndaj administratës për të shërbyer si mekanizëm elektoral.

“Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë,” theksoi Tabaku. “Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”

Tabaku theksoi se integrimi nuk është një proces teknokratik, por një kontratë politike me qytetarët, dhe sipas saj, raporti i OSBE-ODIHR është dëshmi e dështimit të kësaj kontrate.

Gjatë fjalës së saj pati edhe një përplasje të shkurtër me deputeten Kodheli, e cila kundërshtoi theksimin e këtyre shqetësimeve. Tabaku reagoi duke thënë: “Jam këtu për të shprehur mendimin tim politik. Ndoshta nuk ju pëlqen, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin.” r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY