Si ndodhi sulmi?
Sipas raportimeve të para, sulmi u krye në mënyrë të koordinuar nga disa valë avionësh luftarakë të llojit F-35I “Adir”, të cilët besohet se u nisën nga bazat izraelite dhe përdorën korridore ajrore mbi Jordaninë dhe Irakun për të shmangur zbulimin radarik iranian. U raportua gjithashtu për përdorim të dronëve vëzhgues dhe elektronikë të tipit Heron dhe Eitan, të cilët mundësuan identifikimin dhe ndalimin e sistemit të mbrojtjes ajrore iraniane përpara nisjes së sulmit kryesor.
Goditjet ishin të natyrës “surgical strikes”, pra me precizion të lartë, duke synuar:Kompleksin e pasurimit të uraniumit në Natanz – pjesërisht i dëmtuar, me ndërprerje të energjisë dhe shpërthime në njësitë centrifugale. Raportohet se të paktën katër ndërtesa ndihmëse u shkatërruan plotësisht; Njësinë ushtarake ajrore të Gardës Revolucionare në Isfahan – ku besohet se ishin të stacionuara raketat Fateh-110 dhe dronë Shahed. Hangarët kryesorë u dogjën; Një laborator kërkimesh në Qom, i lidhur me zhvillimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe të dhënat paraprake flasin për një zjarr të përmasave të mëdha.
Çfarë armësh u përdorën?
Avionët izraelitë përdorën një kombinim të teknologjisë më moderne të sulmeve ajrore: Raketa ajër-tokë të drejtuara me lazer dhe GPS (Spice 1000 & Spice 2000); Bomba të telekomanduara të tipit GBU-39/B Small Diameter Bombs, të cilat janë të dizajnuara për depërtim të thellë dhe dëmtim të strukturove të fortifikuara nëntokësore; Sisteme ECM (Electronic Countermeasures) për të shmangur radarët iranianë.
Sipas burimeve të zbulimit perëndimor, Izraeli përdori edhe një lloj të ri rakete hipersonike taktike të lëshuar nga avionë, që goditi një objektiv të mbrojtur në thellësi të tunelit në afërsi të Natanzit – një zhvillim që mund të sinjalizojë avancim të madh në kapacitetet goditëse të Tel Avivit.
Viktimat dhe dëmet
Autoritetet iraniane fillimisht tentuan të minimizonin sulmin, por më pas konfirmuan humbje të konsiderueshme. Deri më tani, janë konfirmuar 14 të vrarë, përfshirë këta zyrtarë ushtarakë. Mes tyre ishte Gjeneral Major Hossein Salami.Si komandant i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një trupë elitare dhe e fshehtë e Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në vend, duke mbikëqyrur krahinën më të fortë ushtarake të Iranit dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Lideri Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Eshte varre po ashtu Gjeneral Major Mohammad Bagheri.Që nga viti 2016, Mohammad Bagheri kishte shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit – një strukturë që, sipas vlerësimeve të IISS, kishte mbi 500,000 efektivë aktivë.
Nder vitimat eshte edhe Ali Shamkhani ishte një nga këshilltarët më të afërt të Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe përfaqësoi Iranin në bisedimet që çuan në një marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite.
Tregjet ndërkombëtare të naftës kanë reaguar menjëherë me rritje të çmimit ne 6-9% në 24 orë, nga frika e përshkallëzimit të një konflikti të gjerë në Gjirin Persik.





https://x.com/sentdefender/status/1933323041955528758?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1933323041955528758%7Ctwgr%5E4b944d9b49eaa777aa44619b1d5591cc7138955d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2Fafter-years-of-preparation-israel-launches-major-offensive-against-iran-and-its-nuclear-program%2F
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













