Pesë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi ishin shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për përfshirje në krime të ndryshme, kryesisht në fushën e trafikut të drogës.
Të dyshuarit kishin zgjedhur Anglinë si vendstrehim për të shmangur ndjekjen penale nga autoritetet italiane.
Para Gjykatës së Ekstradimeve në City of Westminster, ka dalë Fation Haskaj, ndaj të cilit autoritetet italiane kanë ngritur akuza për tentativë vrasje. Ndaj tij ka nisur tashmë procedura për ekstradim.
Në zonën Cottage Grove të Londrës është vënë në pranga edhe Geraldo Bejaj, 35 vjeç. Ai akuzohet për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Mediat italiane raportojnë se Bejaj ka drejtuar një grup kriminal së bashku me një shtetas maroken, të dy përgjegjës për trafikun dhe shpërndarjen e disa tonëve kanabis që transportohej nga Shqipëria.
Ndërkohë, për llogari të drejtësisë italiane është arrestuar edhe Mariglen Qefalia, 41 vjeç, i cili përballet me 14 akuza për trafik droge.
Gjithashtu, në zonën Harrow të Londrës është arrestuar Gëzim Topalli, 41 vjeç. Ai është subjekt i 10 akuzave për trafik narkotikësh dhe po aq për grabitje sendesh me vlerë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/