Ai është në koma cerebrale. Artan Lame është në jetë, bie lajmi...

Ai është në koma cerebrale. Artan Lame është në jetë, bie lajmi i paradites

125
0
Shares

Pasi është kërkuar nga familja e Artan Lames, gazetari Blendi Fevziu tha se Lame është në jetë por në gjendje koma që nga operacioni i vështirë që ka kryer.

Fevziu, që në nisje të puntatës së sotme të ‘Opinion’, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij.

‘Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende’, u shpreh Blendi Fevziu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY