Sekuestrohen pasuritë në Tiranë, mbante 3 emra dhe trafikonte në Itali

Sekuestrohen pasuritë në Tiranë, mbante 3 emra dhe trafikonte në Itali

104
0
Shares

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e shitje narkotikësh’

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritëe shtetasit Valter Duro alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

Prokuroria gjeti se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të Duros dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre tëligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

U kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY