Kreu i PD, Sali Berisha u prit sot me entusiazëm në Mirditë ndërsa deklaroi se paratë që Rama duhej ti jepte si rritje pagash dhe pensionesh, i vodhi në punëra publike. Gjatë mitingut Berisha mbante një kësulë të kostumit popullor me një 1.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Që nga viti 2007 deri në viti 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit. Sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet.
Kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend, mund të ndërtonin ëndërrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore.
Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë u larguan vetëm për në hapësirën e BE-së.
U larguan nga Shqipëria sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj shekullore.
U larguan nga Shqipëria sa nga asnjë komb tjetër, nga çfarë do lloj lufte apo epidemie që do kishte njohur.
U larguan nga Shqipëria miqtë e mi, sepse u vranë, u rrënuan mundësitë e shqiptarëve dhe bashkë me to, shpresa dhe besimi për një të ardhme në vendin e tyre.
Po e ndëgjuam Ndokën këtu.
Si asnjë moshatar i tij në Ballkan dhe në Europë, Edi Rama ngriu pensionet, të cilat ishin pa diskutim të ulëta, por me rritje vertikale nga viti 2005 në 2013. Dhe për herë të parë në historinë tonë, në vitin 2013 ne kishim rrogat dhe pensionet më të larta në Rajon.
Çfarë ndodhi? Si u rrokullisëm ne në 10 vite? Sepse ndaloi rritjen e pensioneve.
Po pse e ndaloi? Se nuk kishte lek? Jo, kishte lek, pa diskutim.
Por sepse miliarda e miliarda që duhej tu jepeshin pensionistëve, rrogëtarëve, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën në punëra publike. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/