Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Nuk mund t’u mohohet...

Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Nuk mund t’u mohohet atyre e drejta e një procesi ligjor me reformën e Sorosit

92
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se  Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Nuk mund t’u mohohet atyre e drejta e një procesi ligjor me reformën e Sorosit.

DEKLARATA/ Seanca e djeshme është historike.
Edi Rama mund ta censurojë këtu me mediat e tij të mëdha, por ajo rezonon fuqishëm në Europë dhe në botë.
Në këtë seancë, parlamentarët qëndruan fuqishëm në anën e qytetarëve shqiptarë që kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor.
Rezonoi në të katër anët e parlamentit stoku i dosjeve për 150 mijë dhe disa të dhëna të tjera më faktojnë që në të gjithë nivelet e sistemit janë shumë më tepër se 150 mijë, çka për ata nënkuptonte se Shqipëria ka drejtësi të munguar.
Shqiptarët shqiptarë janë me drejtësi të munguar dhe askush nuk mund ta fshehë këtë.
Parlamenti shqiptar qëndroi në anën e qytetarëve shqiptarë.
Nuk do mund t’ua shesë më dështimin spektakolar, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e Xhorxh Sorosit.
Kjo është një shpresë për një mbështetje të fuqishme të këtyre institucioneve për reformën dhe për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë kësaj gjendje katastrofale që lidhet me të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces të drejtë ligjor.
Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash, qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësinë.
Por këtë nuk mund ta thotë askush.
Në burgjet shqiptare është një katastrofë e vërtetë dhe kjo pasojë e kësaj reforme dhe karakterit policesk.
Këto u denoncuan fuqishëm në Europë.
Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë.
Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri.
Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë.
Ndjehem shumë mirënjohës ndaj atyre që reaguan në Strasburg dhe Bruksel ndaj kësaj situate katastofale të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.
Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor.
Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY