Një atentat tjetër ndaj Trump. Qëllohet me armë 5’ larg Shtëpisë së...

Një atentat tjetër ndaj Trump. Qëllohet me armë 5’ larg Shtëpisë së Bardhë

396
0
Shares

Shërbimi Sekret amerikan duket se parandaloi një tjetër atentat ndaj Donald Trump ndërsa ka qëlluar një burrë të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit. Konfrontimi ndodhi pranë kryqëzimit të Rrugës 17 dhe Rrugës F NW, më pak se pesë minuta në këmbë nga Shtëpia e Bardhë, raportuan autoritetet e sigurusë në Washington D.C.

“Policia lokale kishte raportuar një “individ shqetësues” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana. Oficerët e Shërbimit Sekret më pas gjetën automjetin e burrit dhe vunë re një person në këmbë që përputhej me përshkrimin e policisë lokale”, transmetuan sot mediat amerikane.

“Ndërsa oficerët u afruan, individi tundi një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur, gjatë të cilit u qëlluan nga personeli ynë,” tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.

I dyshuari është transportuar në spital dhe nuk dihet gjendja e tij ndërsa nuk ka dëme tek forcat e sigurisë. Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në kohën e incidentit, pasi ai po vizitonte shtëpinë e tij në Florida, Mar-a-Lago këtë fundjavë. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY