Sekretari për Ekonominë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar sot disa nga prentimet e PD për fuqizimin e gruas.
“Në programin tonë për gratë sipërmarrëse.
Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.
Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.
Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.
Mbështetje për nënat dhe familjet:
Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.
Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.
Bonusi i lindjes:
1,000€ për fëmijën e parë.
2,000€ për fëmijën e dytë.
3,000€ për fëmijën e tretë.
5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë
Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjecare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë”, shkruan Teliti në rrjetet sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












