Është ndarë sot nga jeta Andis Harasani, në moshën 53 vjecare. Ai ishte dy herë deputet në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Më herët ishte ish drejtor i KESH gjatë qeverisjes socialiste dhe zyrtar e politikan mjaft aktiv i PS në vitet e qeverisjes së Fatos Nanos.
Andis Harasani prej vitit 2013 u largua nga Shqipëria dhe jetonte në SHBA bashkë me familjen e tij.
Lajmin e ka dhënë e shoqja Suela përmes Facebook.
“Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë”, shkruan e shoqja.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/